FAQ

Cili është procesi i kryerjes së videos?

E para, unë dua të njoh secilin prej jush dhe të mësoj historinë tuaj. Duke e bërë këtë, unë mund të krijoj një histori që ju ngjan vërtet juve. Meqë videot e mia kërkojnë vërtet prekje personale, unë e kam të kufizuar numrin e videove që prodhoj në vit. Kjo më jep më shumë kohë që të kujdesem për klientin dhe që të mos krijoj veç një video, por një copëz artistike. Paketat zakonisht janë të personalizuara për individët, por me një qasje të përgjithsahme ndaj stilit tonë,. Nëse keni kohë të vizitoni studion tonë, mund t'ju shpjegoj në detaje gjithçka që do të bëj për ju.

Si ta rezervojmë datën?

Më lehtë nuk bëhet. Më shkruani një email ose plotësoni formularin. Marrin përparësi kërkesat që kanë ardhur më parë.

Nuk duam që dita jonë e dasmës të jetë e pavërtetë. Si mund t'i xhironi çastet kryesore pa e vënë re të ftuarit tanë?

Zemanaj Videographer xhiron vërtet pa rënë fare në sy. Me siguri do të vini re më shumë fotografin se sa mua! Unë nuk i përgatis xhirimet në mënyrë false dhe nuk ia vë askujt kamerën në fytyrë, ndaj s'keni pse të shqetësoheni. E  kam humbur llogarinë se sa klientë më kanë thënë që thuajse s'më kanë vënë re fare atë ditë.

Deri ku mund të ushëtoni dhe sa do të na kushtojë shtesë?

Unë xhiroj dasma në gjithë Shqipërinë, ndaj vij ku të doni! Nëse videoja xhirohet jashtë Shqipërisë, do t'ju kërkoj të më mbuloni shpenzimet e udhëtimit, të specifikuara në paketë.

Pas sa kohësh e marrim videon?

Diçka për të cilën krenohem te Zemanaj Videographer është se jua jap videon më shpejt se të tjerët. Po të kontrolloni, do të shikoni se shumica e studiove jua dorëzojnë 10-12 javë pas dasmës. Mua kjo më duket e paparanueshme. Unë e përfundoj videon dhe jua jap juve dhe familjes suaj mes 4-8 javëve, në varësi të sezonit. Zakonisht e dorëzoj me USB, por mund të blini prej meje edhe DVD ose Blu-Ray.

Ofroni edhe shërbimin fotografik?

Jo, nuk e ofroj, por mund t'ju rekomandoj disa fotografë fantastikë me të cilët punoj shpesh dhe di që ofrojnë shërbim të mirë, si ai që ofroj edhe unë. Unë dua të përqendrohem tek ajo që di të bëj më mirë: të tregoj historinë tuaj dhe nuk dua që ta zbeh përvojën tuaj në video ose foto, duke u përpjekur më kot t'i ofroj të dyja njësoj. Më bëni me dije, nëse ju duhen rekomandime.