Rreth

Mund të duket si klishe, por të ftuarit tuaj s'do ta kuptojnë fare që ne po bëjmë një film.

Këto përqendrohet edhe etika ime. Tek respekti për këtë ditë të veçantë. Të mos bie në sy, ndërsa krijoj një kujtim të bukur të ngjarjes suaj.

Nuk ka rëndësi nëse po xhiroj një event, një dasëm, ose nëse vendosni të merrni me vete në udhëtim si kameramani i dasmës suaj, mënyra se si xhiroj është mjaftr e thjeshtë.

Unë veproj pa rënë në sy dhe shpesh të ftuarit as që e vënë re se ndërkaq po xhirohet një video.

Kjo është një metodë e rezervuar, me kamera të vogla pa zhurmë, pa ndriçim të fortë ose mikrofona të mëdhenj bufalaqë.

Unë do të dukem si gjithë të ftuarit e tjerë, madje do të vishem si ata.

Unë nuk sjell krane të stërmëdha, helikopterë me telekomandë ose çfarëdolloj pajisjesh kaba në ditën tuaj të shënuar.

Në fund të fundit, në qendër është dasma dhe unë nuk besoj se duhet të bie sa më shumë në sy.

Unë mendoj se në shumicën e rasteve kjo e shpërqendron nga fokusi kryesor: video të bukura dasme me kompozim të mirë dhe dritë natyrale.